Top 5 shtetet me të cilët Maqedonia e Veriut kryen më së shumti shkëmbim tregtar

Maqedonia e Veriut gjatë dy muajve të parë të këtij viti ka regjistruar ulje të eksportit për 9.9 përqind dhe importit për 1.1 përqind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar-shkurt të vitit 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Për dy muaj, Maqedonia e Veriut ka eksportuar mallra në vlerë 74 483 000 000 denarë, ndërsa ka importuar mallra në vlerë 107 580 000 000 denarë, ashtu që deficiti tregtar është për 33 miliardë denarë.