Dogana e RMV-së zbiloi mashtrim doganor me shtesa ushqimore në vlerë prej 622 mijë denarësh
Drejtoria Doganore ka zbuluar një tentativë mashtrimi doganor në lidhje me importin e shtesave ushqimore, duke parandaluar mospagimin e detyrimeve në shumën totale prej 622,000 denarësh, transmeton Portalb.mk.
“Një padi penale për veprën penale mashtrim doganor me importin e shtesave ushqimore është ngritur kundër një importuesi, kompanive të transportit detar dhe agjentëve të licencuar të cilët, me këtë veprim, dëmtuan Buxhetin e Shtetit me 622,492 denarë. Bëhet fjalë për importe të kryera në periudhën nga tetori 2022 deri në maj 2023, për të cilat të dyshuarit – kompanitë e transportit detar dhe agjentët e licencuar, në marrëveshje me importuesin, i kanë deklaruar mallrat nën kodin tarifor të gabuar me detyrime doganore më të ulëta”, njoftoi Drejtoria Doganore.
Krimi, siç shtohet në njoftim, është zbuluar gjatë kontrolleve të kryera nga inspektorët e Departamentit për Kontrollin e Shoqërive Tregtare, pas së cilës rasti është transferuar në Departamentin për Hetime, nga ku janë ngritur kallëzime penale kundër autorëve në prokurorinë publike kompetente, dhe janë marrë edhe vendime për mbledhje shtesë.
Drejtoria Doganore thotë se do të vazhdojë me masat për të mbrojtur interesat financiare të shtetit dhe për të siguruar konkurrencë të ndershme në treg.