Dje u luajtën tri ndeshje, sot tri tjerat në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut
Në xhiron e XXXI-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut dje u luajtën tri ndeshje, ndërsa sot do të luhen tri ndeshje e fundit për këtë javë, transmeton Portalb.mk.
Arsimi në Gostivar do të pret Bashkimin, Makedonija Gj.P. në Shkup e pret Tikveshin, ndërsa AP Brera do të luajë kundër Rabotniçkit në Strumicë.
Dje Shkëndija mori tri pikë nga Struga pasi fitoi me rezultat 3:1, Pelisteri e mundi Shkupin me rezultat 7:0, ndërsa Vardari e fitoi Sileksin 2:1.
Federata e Futbollit të Maqedonisë së fundmi apeloi të mos përdoren thirrje, mesazhe ose çdo përmbajtje që nxit urrejtje, diskriminim ose dhunë bazuar në përkatësi fetare, kombëtare ose racore.
“Në përputhje me Rregulloren e Garave dhe procedurat e ndërmarra sipas rregulloreve të UEFA-s dhe FIFA-s, delegati dhe gjyqtari kryesor do të veprojnë sipas të ashtuquajturit “Rregulli i Tre Hapave”, me mundësinë e ndërprerjes së ndeshjes dhe masave shtesë disiplinore”, paralajmëroi Federata.
Në krye të tabelës gjendet Vardari me 77 pikë, Shkëndija me 71 pikë dhe Struga me 62 pikë. Deri në fund të kampionatit kanë ngelur edhe dy ndeshje, ashtu që ndeshja e fundit do të jetë ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit.