Dita Botërore e Lirisë së Mediave: Në Maqedoni rënie e re e lirisë së mediave
Sot me rastin e 3 majit shënohet Dita Botërore e Lirisë së Mediave, njofton Portalb.mk. Maqedonia ra me 3 vende, nga 42 në 45, në Indeksin e Lirisë së Mediave të Reporterëve pa Kufij (RSF), dhe tani është në grupin e vendeve ku situata është “problematike”.
Dita Botërore e Lirisë së Mediave u krijua bazuar në një vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe me rekomandimin e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s në vitin 1991. Festohet që nga viti 1993, gjithmonë më 3 maj, ndërsa qëllimi është të promovojë parimin e lirisë së medias, të theksohet rëndësia e mbrojtjes së lirive të medias dhe luftën kundër të gjitha formave të ndikimit ndaj mediave, si dhe të përkujtojë punonjësit e medias që humbën jetën duke ushtruar punën e tyre.
Si ditë për shënim është përvjetori i miratimit të Deklaratës së Uindhoekut për promovimin e gazetarisë së pavarur dhe pluraliste afrikane në vitin 1991, e miratuar nga gazetarët afrikanë në qytetin e Uindhoekut, Namibi.
Maqedonia ra me 3 vende, nga 42 në 45, në Indeksin e Lirisë së Mediave të Reporterëve pa Kufij (RSF), dhe tani është në grupin e vendeve ku situata është “problematike”. Nga rajoni, në grupin e vendeve me një situatë “të kënaqshme” janë vetëm Sllovenia (36) dhe Mali i Zi (41), Kroacia (53) është në grupin “problematik”, ashtu si edhe Bullgaria (71), Shqipëria (83) dhe Greqia (86), dhe Bosnja dhe Hercegovina (90) dhe Serbia (104) janë në kategorinë e situatës “serioze”.
Siç thekson UNESCO në internet faqen e saj, me nxitje të qasjes deri në informata të sigurta, përgjegjësi, dialog dhe besim, liria e mediave dhe gazetaria e pavarur janë kyçe për paqen, rimëkëmbjen ekonomike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.
Sipas Raportit për trendet botërore të UNESCO-s në peroidhën 2022-2025, liria e mediave ka ka pësua rënie më të madhe që nga viti 2012. Kjo rënie është e krahasueshme me atë që shënohet në periudhat më jostabile nga shekulli 20 – të dy luftërat botërore dhe Luftën e Ftohtë.
Përndryshe, edhe pse gazetaria në Maqedoninë e Veriut nuk përballet zyrtarisht me mjedis sistematikisht armiqësor, presionet politike, paqëndrueshmëria ekonomike, dinamikat gjinore, përhapja e dezinformimit dhe besimi i zvogëluar në profesion kufizojnë rëndë lirinë dhe pavarësinë e medias – veçanërisht në nivel lokal. Kjo u konfirmua nga një analizë e re nga Reactor – Hulumtim në veprim, e titulluar “Gazetaria lokale në rrezik: Presionet politike, pasiguria ekonomike dhe pabarazia gjinore minojnë lirinë e medias”, e cila ofron pasqyrë të rrallë dhe të detajuar mbi gjendjen dhe kushtet e gazetarisë lokale në vend.