Dita botërore e kancerit: Në RMV vdesin nga 10 njerëz në ditë nga kanceri

Sot shënohet Dita botërore e kancerit, ndërsa vendit këtë ditë e pret në një periudhë kur pothuajse i gjithë besimi në sistemin shëndetësor është lëkundur me hapjen e hetimit për rastin “Onkologjia”, në të cilin të dyshuar janë ish drejtorët mjekësor dhe organizativ të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi dhe tre mjek – onkologë. Panika dhe mosbesimi te pacientët është i arsyeshëm, ndërsa optimiste nuk janë as numrat në vend, kur bëhet fjalë për mortalitetin, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, në Maqedoni pas sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut, neoplazitë malinje me 3.809 raste të vdekjes në vitin 2022, janë shkaktari i dytë më i shpeshtë i vdekjes. Kjo praktikisht nënkupton se, në ditë 10 njerëz në vend e humbin betejën me kancerin.

 

Mortaliteti nga neoplazitë malinje, Foto/ISHP
Mortaliteti nga neoplazitë malinje, Foto/ISHP

 

Në 22 vitet e fundit, rritet edhe numri i vdekshmërisë nga karcinomi. Në këtë mënyrë, në peroudhën 2010-2022, numri i mortalitetit sillet nga 180,3 në 100.000 banorë në vitin 2010, deri në 207,9 në vitin 2022. Numri i mortalitetit nga neoplazitë malinje në periudhën 2010-2022 është më i lartë te burrat në krahasim me gratë. Në vitin 2022, 2.227 burra dhe 1.582 gra kanë vdekur nga kanceri.

 

Mortaliteti nga neoplazitë malinje, Foto/ISHP
Burimi: ISHP

 

Te burrat, shkaku më i shpeshtë i vdekjes nga kanceri, në periudhën 2010-2022, është neoplazia malinjë në mushkëri, me një shkallë të mortalitetit që varion nga 64,8 në vitin 2010 deri në 58,2 në vitin 2017, 67,3 në vitin 2018, 56,1 në vitin 2021 dhe 65,5 në 100.000 burra në vitin 2022.

Në vitin 2022, 595 burra kanë vdekur nga kanceri në mushkëri.

Te gratë, shkaku më i shpeshtë i vdekjes nga neoplazitë malinje në periudhën 2010-2022 është kanceri në gji. Shkalla e mortalitetit varion nga 30 në vitin 2010, 32,6 në vitin 2021 deri në 38,5 në 100.000 gra në vitin 2022, përkatësisht në vitin 2022 nga neoplazitë malinje në gji kanë vdekur 356 gra. Sipas këtyrë numrave, vdekshmëria nga kanceri në gji te gratë është në rritje, përkatësisht pothuajse çdo ditë vdes një grua.

Union i i kontrollit ndërkombëtar të kancerit (UICC), organizator i Ditës botërore të kancerit, i inkurajon të gjithë të kërkojnë nga qeveritë e tyre të përmirësojnë barazinë shëndetësore, të mundësojnë që shërbimet për kancer të jenë të qasshme për gjithë popullatën dhe t’i ulin dallime në incidencë dhe vdekshmëri nga kanceri.

Këto janë kërkesat e Unionit për Kontroll Ndërkombëtar të Kancerit drejtuar gjithë qeveritve në botë:

  1. Të rritet financimi për studim të kancerit dhe të nxitet bashkëpunimi mes hulumtuesve, ofruesve të kujdesit shëndetësor dhe organizatave në bashkësi që të kuptohen dhe t’i zgjidhin dallimet.

  2. Në çdo vend të vendoset Regjistër për kancer bazuar në popullsinë dhe në bazë të regjistrin të miratohen vendime për politika dhe ndarjen e resurseve dhe të vlerësohen strategjitë për kontrollë.

  3. Të zbatohen strategji efikase nacionale për kancer, të theksohen aktivitetet që duhet të ndërmerren për parandalimin, diagnostifikimin, trajtimin, kujdesi paliativ, kujdesi për mbijetesë, mbledhja e të dhënave dhe ndjekja e kancerit.

  4. T’i kushtohet vëmendje vështirësive financiare dhe barrierave me të cilat përballen popullsia me kujdes të pamjaftueshëm.

  5. Të kyçen shërbime gjithëpërfshirëse për kancer në pakot nacionale për mbrojtje shëndetësore, të arrihet mbulim universal shëndetësor, i cili përfshin parandalim, skrining, diagnostikë, trajtim (barna, radioterapi, kirurgi), kujdes mbështetës dhe paliativ dhe shërbime për mbijetesë.

  6. Të përmirësohet edukimi shëndetësor dhe edukimi i kancerit, të shfrytëzohen materliale adekuate dhe trajnime për orfruesit e shërbimeve shëndetësore për komunikim efektiv me pacientët.

  7. Të rregullohet prodhimi, shitja dhe marketingu i produkteve kancerogjene (duhan, alkool, ushqim i përpunuar ultra) përmes rritjes së tatimit, kufizimeve të marketingut, shënim i përmirësuar i produkteve dhe fushatave për edukim publik.

  8. Të zbatohen programe rutinore skrining për karcinomet më të shpeshta, të integrohet në programet aktuale për mbrojtje shëndetësore.

  9. Të avancohet kujdesi i orientuar ndaj pacientëve, përkatësisht të njihen nevojat e posaçme të të gjitha pacientëve, duke e inkurajuar angazhimin e pacientëve në miratimit të vendimeve.

  10. T’i kushtohet vëmendje përcaktuesve socialë të shëndetit, të cilët e pengojnë mundësinë e individit t’i qaset kujdesit për kancer, ballafaqim me paragjykimet dhe supozimet e bazuara në karakteristika e ndryshme shoqërore me bashkësitë për programe më efektive të orientuara ndaj njerëzve.

Përqindjet janë se, çdo vit 10 milionë njerëz vdesin nga kanceri, që është më shumë se nga HIV/SIDA, malaria dhe tuberkulozi së bashku. Deri në vitin 2030, ekspertët parashohin që rastet e vdekjes nga kanceri të rriten në 13 milionë.

Një e treta e rasteve mund të pengohen, përmes implementimit të strategjive të përshtatshme me reursve për parandalim, si dhe zbulimi i hershëm dhe mjekimi.