Deri të martën në RMV temperatura të larta gjatë natës dhe ditës, pastaj pason mot me reshje shiu
Nën ndikimin e masës së ngrohtë të ajrit nga jugu, moti në Maqedoninë e Veriut deri nga mesi i javës së ardhshme do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale. Temperaturat e ditës kudo do të jenë mbi 30°C, ndërsa në disa vende do të arrijë deri 39°C. Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të natës, njofton Portalb.mk.
Sipas parashikimit më të ri, Drejtoria për punë Hidrometeorologjike (DPH) paralajmëroi se në orët e pasdite të martën moti do të ndryshojë.
“Nga e martja në orët e pasdites, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje të përkohshme të shiut. Lokalisht moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë e fuqishme. Në disa vende do të ketë procese më intensive në formë të motit tëlig me reshje më të rrëmbyeshme të shiut, shkarkime elektrike, erë e fuqishme dhe paraqitje të breshërit. Do të fryjë erë mesatare përkohësisht e fuqishme nga drejtimi verior, e cila nga e enjtja do të jetë më e shfaqur përgjatë Vardarit dhe në disa vende do të tejkalojë shprejtësi prej 50 km/h”, thonë nga DPH.
Për sot priten temperatura deir në 38 gradë.