Deri në fund të prillit do të mund të aplikohet për thirrjen që do të mbështetë 7 mijë artistë
Programi i Bashkimit Evropian, Evropa Kreative, do të mbështetë rreth 7 mijë artistë me një buxhet të përgjithshëm prej 25 milionë euro, transmeton Portalb.mk.
“Me buxhet prej 25 milionë euro, “Kultura e lëviz Evropën” do të mbështesë rreth 7000 artistë, profesionistë kulturorë dhe organizata pritëse midis viteve 2025 dhe 2028”, raporton Ministria për Kulturë dhe Turizëm, duke sqaruar që aplikimi bëhet nga individët ose grupe deri 5 persona.
Afati për aplikim është deri më 30 prill, ndërsa gjashtë muaj ka afat për zbatimin e projektit.
Përmes kësaj mbështetje financiare, artistët dhe profesionistët kulturore do të realizojnë projektet e tyre në një vend tjetër brenda Evropës Kreative. Mbështetje do të marrin aktivistët e në arkitekturë, trashëgimi kulturore, dizajn dhe dizajn mode, letërsi, muzikë, arte interpretuese dhe arte vizuale,
“Granti mbulon tre komponente të bazës me shuma të paracaktuara, përkatësisht: shpenzimet e udhëtimit; pagesa ditore dhe mjetet shtesë, si mbështetja për personat me nevoja ndryshe”, sqaroi Ministria.