Deputetja e akuzoi zëvendëskryeministrin Mariçiq për provokim seksual, ai e demantoi

Deputetja nga VMRO-DPMNE, Dafina Stojanovska sot e akuzoi zëvendëskryeministrin për eurointegrime, Bojan Mariçiqin se gjatë seancës parlamentare pas mikrofonit dhe kamerës, kur ajo po fliste, ai është sjellën në mënyrë të pahijshme, transmeton Portalb.mk.

“Zëvendëskryeministri Mariçiq, sot fillimisht hidhej për dekoncentrim, si edhe shumë herë deri tani, ndërsa pastaj kaloi në vepra të vrazhda dhe të ndyra, duke harruar që është në Kuvend, dhe jo në ndonjë film për të rritur në mesnatë”, deklaroi Stojanovska.

Ajo theksoi që në momentin kur kishte vërejtjen procedurale, Mariçiq ka kryer provokime seksuale duke e thyer standardin më të lart të sjelljes. Koalicioni opozitar ku bën pjesë VMRO-DPMNE, ka kërkuar gjykim të ashpër për këtë sjellje të mashkullit ndaj femrës.

Këtë ngjarje e ka mohuar zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq si diçka të pavërtetë.

“Me deputeten nuk kam pasur asnjë komunikim, as si kam dërguar ndonjë lloj mesazhi verbal ose me gjeste. Dafina Stojanoska sot ka turpëruar gjithë deputetët, gjithë Parlamentin dhe mbi të gjitha partinë e saj. Megjithatë, turpin më të madh e mori për vete”, deklaroi Mariçiq.