Demiri: Terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”, nuk do të ketë incizime pa radhë

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri ka theksuar se ka një zgjidhje për vështirësitë që dalin në caktimin e terminit për rezonancë magnetike dhe prioritet duhet t’u jepet pacientëve që kanë nevojë për trajtim neurokirurgjik dhe sëmundje malinje dhe të gjithë të tjerët duhet të shpërndahen, njofton Portalb.mk.

“Ka zgjidhje, sepse ka abuzime, dhe sa i përket caktimit të termineve për rezonancë magnetike, sepse ka kritere, para së gjithash përdoret teknika *mixhing*, pastaj vijmë te rezonanca magnetike. Kam një ndjenjë që shumë herë rekomandohet rezonanca magnetike pa pasur një qëllim përfundimtar, një tregues të qartë. Ndaj në “Termini im” është futur një kufizim që vlen për pacientët që kanë nevojë për trajtim neurokirurgjik, ndaj sëmundjeve malinje duhet të kenë përparësi. Ndërsa, të gjithë të tjerët që kanë nevojë për rezonancë magnetike duhet të shpërndahen. Pra, çfarë mendoj unë për të? Në Prilep ka rezonancë magnetike, në Tetovë ka rezonancë magnetike dhe pacientët me patologji të caktuara duhet të shpërndahen”, deklaroi Demiri intervistë për Televizionin Sitel.

Demiri bëri me dije se tashmë ka folur me drejtorin e “Termini im” dhe kanë rënë dakord që në të të publikohet një listë pritjeje.

“Dhe sipas asaj liste, që është elektronike, pas pranimit të pacientëve nuk mund të ketë asnjë udhëzim, i imi, i juaji, që të kapërcehet radha. Tashmë është futur dhe dhënë si detyrë që të gjithë të kenë një qasje më korrekte dhe të ndihen më të sigurt. Do të mundësoj që kolegët operatorë, kirurgë që duan praktikë shtesë të mund të punojnë shtesë, por jo në kurriz të këtyre që mbulohen tërësisht nga Fondi i Shëndetësisë. Dhe diçka tjetër për të cilën mendoj se do të pajtohet i gjithë publiku, do të ketë një kategori për pacientët privatë pavarësisht nëse janë shtetas të Maqedonisë apo vijnë nga Sidnei për t’u trajtuar këtu. Pra ato do të jenë pacientë privatë. Mendoj se e drejta ndërkombëtare do të kënaqet kështu, sikur qytetarët tanë që shkojnë për kurim jashtë shtetit paguajnë privatisht dhe nuk diskriminohen nga qytetarët e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme, unë jam më shumë për promovimin e ekspertëve tanë sesa për promovimin e çmimeve. Kemi mjaft ekspertë cilësorë që mund të tërheqin pacientë këtu dhe të ecin drejt zhvillimit të turizmit mjekësor”, tha Demiri.