Debate e polemika në Francë në lidhje me iftarin gjatë ndeshjes

Muaji i Ramazanit ka nisur këtë javë dhe në shumë liga europiane të futbollit gjyqtarët do të lejojnë një pushim të shkurtër për lojtarët që mbajnë iftarin, por në Francë nuk do të ndodhë, raporton ABC.

“RMC Sport” raporton se drejtuesit e Federatës Franceze të Futbollit vendosën të mos lejojnë lojtarët të bëjnë pushim për iftar gjatë ndeshjes, gjë që hasi reagime të forta.

Francezët bënë një lëvizje identike vitin e kaluar, kur komisioni i arbitrave u dërgoiu një letër të gjithë gjyqtarëve që të mos ndërprisnin ndeshjet në mënyrë që lojtarët e besimit mysliman të mund të prishin agjërimin. Komisioni i arbitrave e justifikoi këtë veprim duke u shprehur se donin të shmangnin çdo formë provokimi, dhe nuk dihet nëse menduan se tifozët do të reagonin keq për pushimin e iftarit.

Kreu i komisionit të gjykimit, Eric Borghini, iu referua nenit 1.1 të statutit të Federatës, i cili thotë se gjatë konkursit në Francë, çdo fjalim i natyrës politike, ideologjike, fetare ose sindikale, si dhe çdo veshje që tregon një përkatësi të tillë, janë të ndaluara. Një qëndrim i tillë konsiderohet nga shumë njerëz si diskriminues.

Kështu, në Francë nuk pranuan të ndjekin shembullin e Anglisë dhe Gjermanisë, në kampionatet e futbollit të të cilëve lejohet pushimi për iftar gjatë ndeshjes.