DAP: Pothuajse një e treta e kafeneve, butikeve dhe dyqaneve në RMV nuk lëshojnë kuponë fiskalë

Në periudhën nga 4 deri në 10 gusht, Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) kreu 383 kontrolle në terren për fiskalizim, duke synuar lloje të ndryshme të subjekteve afariste, duke përfshirë: restorante, bare kafeje, bare plazhi, hotele, butikë, dyqane lulesh, dyqane mishi, parkingje dhe objekte të tjera me pakicë. Gjatë kontrolleve në disa qytete, duke përfshirë edhe resortet turistike, u zbulua se 27 përqind, ose 106 subjekte, nuk lëshonin kuponë fiskalë, transmeton Portalb.mk.

Për parregullsitë e identifikuara, janë shqiptuar 106 sanksione kundërvajtëse – gjoba, të cilat do të maten sipas madhësisë së subjektit. Për pesë subjekte, për shkak të moslëshimit të përsëritur të kuponëve fiskalë brenda dy viteve, është vendosur masa e ndalimit të përkohshëm të kryerjes së aktiviteteve.

“U bëjmë thirrje të gjithë tatimpaguesve të veprojnë me ndërgjegje dhe në përputhje me rregulloret ligjore, me qëllim që të kontribuojnë në forcimin e pajtueshmërisë tatimore dhe promovimin e disiplinës tatimore në vend”, thanë nga DAP.

Ata njoftuan se do të vazhdojnë me kontrolle dhe se kujtuan se lëshimi i kuponëve fiskalë dhe përdorimi i pajisjeve fiskale mobile nuk është vetëm detyrim ligjor, por edhe një hap kyç drejt një mjedisi biznesi të drejtë, transparent dhe të përgjegjshëm.