Në qershor u dhanë më shumë leje ndërtimi se vitin e kaluar 

Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në Maqedoninë e Veriut në qershor të vitit 2025 është rritur për 15.1% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk

Enti Shtetëror i Statistikave raportoi se gjatë muajit  qershor të vitit 2025 janë dhënë 213 leje ndërtimi, që është për 15.1 % më shumë krahasuar më muajin e njejtë të vitit paraprak.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është  4 857 279 mijë denarë, që është për 47.1% më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 120 ( 56.3 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 37 ( 17.4 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 56 ( 26.3 %) për objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 213 të objekteve, te 110 ( 51.6 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek   103 ( 48.4 %) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 260 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 25 680 m2.