DAP-i parandaloi mashtrim mbi 160 milionë denarë, kompanitë e naftës rrejshëm rikthenin TVSH-në

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka nxjerrë detaje se si kompanitë e naftës me fatura false kërkonin të merrnin rikthimin e TVSH-së dhe pagesat e Tatimit mbi të Ardhurat Personale. Llukarevska thotë se në bazë të TVSH-së është parandaluar mashtrim në vlerë prej më shumë se 160 milionë denarë, ndërsa në bazë të të hyrave personale shuma arrin në gati 19 milionë denarë, transmeton Portalb.mk.

Inspektorët tatimorë kërkuan dokumentet e tre tatimpaguesve të regjistruar për tregtimin e naftës dhe derivateve të naftës, me shumicë dhe pakicë, të cilët filluan të mashtronin me ligje.

“Bëhet fjalë për tre tatimpagues dhe pesë furnizues. Buxheti nuk ka dëme sepse zyrtarët tatimorë kanë penguar pagesën për rimbursim të TVSH-së prej 160.117.130 denarë dhe për tatimin në të ardhura personale prej 18.969.998 denarë”, informoi drejtoresha e DAP-it Sanja Llukarevska.

Për këto raste, Drejtoria e të Ardhurave ka dorëzuar raporte me shkrim me dëshmi në PThP dhe MPB më 15 nëntor 2023 dhe në Drejtorinë e Policisë Financiare më 1 dhjetor 2023.

Në rastin e parë të kontrolluar, bëhet fjalë për parregullsi të konstatuara në bazë të TVSH-së prej 79.350.190 denarë, në rastin e dytë 26.090.205 denarë dhe në rastin e tretë 54.676 milionë denarë.

Siç njoftoi Llukarevska, DAP ka bërë procedurë për vjeljen e detyrueshme të taksës së solidaritetit për tetë tatimpagues, shtatë janë përfunduar dhe një ka mbetur nga tregtia me dru, material ndërtimor dhe pajisje sanitare, i cili duhet të paguajë edhe gjashtë milionë denarë.