Çmimi i djathit të shtëpisë në RMV do të rritet për 30 përqind, paralajmëruan blegtorët

Djathi i shtëpisë do të ketë çmim 30 përqind më të lartë. Një grup blegtorësh nga rajoni i Bregallnicës paralajmëruan se më së voni deri më 1 shtator do ta rrisin çmimin e djathit pa aditiv të prodhuar në qumështoret e tyre, transmeton 360 Gradë.

Arsyet e rritjes së çmimit janë mungesa e punëtorëve, por në të kontribuojnë edhe ndryshimet klimatike pasi siç thonë fermerët djathi i bërë në shtëpi bëhet pa aditivë.

“Pikërisht për këto arsye nuk është fitimprurës prodhimi i djathit dhe produkteve të qumështit në shtëpi dhe rezultatet që shohim në terren janë: të rinjtë nuk duan të punojnë dhe të vazhdojnë me blegtori. Prandaj shiten tufa të tëra delesh”, thonë për MIA blegtorët nga rajoni i Bregallnicës.

Sipas tyre, pesë vjet më parë në rajonin më të madh blegtoral në Maqedoninë lindore, Maleshevinë, janë regjistruar 16 mijë dele. Tani, siç thonë ata, numri i tyre është përgjysmuar dhe është mbi 8 mijë dele.

Djathi i bërë në shtëpi aktualisht shitet me çmim prej 500 denarë për kilogram, ndërsa me rritjen e paralajmëruar çmimi maksimal pritet të arrijë deri në 700 denarë për kilogram.

Ata i bënë apel edhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave që të korrigjojë afatin e mbajtjes së deleve të regjistruara, nga 1 dhjetori deri më 1 tetor.