Çmimet e prodhimeve industriale në RMV në shkurt ishin më të larta

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë muajit shkurt 2024, Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale, janë më të larta për 0.4% në nivel mujor dhe më të ulëta për 2.2%, në nivel vjetor, transmeton Portalb.mk.

Në muajin shkurt 2024, krahasuar me muajin janar 2024, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më të larta në sektorin miniera dhe gurorë për 2.0%, në sektorin industria përpunuese për 0.6%, ndërsa më të ulëta në sektorin furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 5.4%, derisa në sektorin furnizim me ujë heqjen e ujit, menaxhimin e mbetjeve dhe aktivitetet e rehabilitimit të mjedisit mbeten të pa ndryshueshme.

Në muajin shkurt 2024, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më të ulëta në sektorin miniera dhe gurorë për 12.2%, në sektorin industria përpunuese për 1.6%, në në sektorin furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 6.3% ndërsa në sektorin furnizim me ujë heqjen e ujit, menaxhimin e mbetjeve dhe aktivitetet e rehabilitimit të mjedisit janë më të larta për për 1.6%.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë muajit shkurt të vitit 2024, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e jashtëm në nivel mujor janë më të larta për 0.8%, ndërsa në nivel vjetor janë më të ulëta për 2.3%.

Në muajin shkurt 2024, në krahasim me muajin janar 2024, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e jashtëm janë më të larta në sektorët miniera dhe gurorë për 2.2%, ndërsa në sektorin industria përpunuese për 0.7%.

Në shkurt të vitit 2023, në krahasim me muajin e njejtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e jashtëm janë më të ulëta në sektorin miniera dhe gurorë për 13.2%, dhe në sektorin industria përpunuese për 1.7%.