Çmime të reja të derivateve të naftës në RMV, do të hyjnë në fuqi në mesnatë

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka miratuar vendim me të cilin ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0.42% krahasuar me vendimin e datës 14.7.2025, transmeton Portalb.mk.

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0.50 den/litër. Çmimet me pakicë të EURODIZEL (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) mbeten të pandryshuara. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS ulet për 0.314 den/kg dhe tani do të arrijë në 40.158 den/kg.

Nga data 22.7.2025, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motorike EUROSUPER BS – 95 75.00 (denarë/litër).
  • Benzinë motorike EUROSUPER BS – 98 77.00 (denarë/litër).
  • Naftë EURODIESL BS (D-E V) 71.50 (denarë/litër).
  • Vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 71.00 (denarë/litër).
  • Mazut M-1 NS 40.158 (denarë/kilogram).