“Çmendet” Liverpool, “të kuqtë” paguajnë klauzolën

Pasi siguruan shërbimet e kampionit të botës me Argjentinës, Alexis Mac Allister, “të kuqtë” e Liverpool, nuk kanë ndërmend së ndaluar forcuari mesfushën e tyre për sezonin e ardhshëm, ku kërkojnë të ringrihen në nivelet e larta të futbollit evropian, raporton ABC.

Për këtë arsye, “të kuqtë” u takuan me përfaqësuesit e “fantazistit” hungarez të RB Leipzig, Dominik Szoboszlai, me 22-vjeçarin që ka mahintur drejtuesit e Liverpool, me 10 golat e 13 asistimet e tij në 46 përballjet e zhvilluara me “demat” e Leipzig.

Takimi shkoi ashtu siç pritej dhe “të kuqtë” e Liverpool kanë vendosur të paguajnë klauzolën prej 70 milionë eurosh të “yllit” hungarez dhe tashmë 22-vjeçari mund të konsiderohet lojtari më i ri i “gjigandëve” anglezë.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, përveç klubeve, një marrëveshje është arritur gjithashtu mes Liverpool dhe lojtarit e tashmë, gjithë çka pritet janë testet mjekësore e më pas firma e 22-vjeçarit.