Clinton pritet të vjen për herë të parë në Tiranë, bëhet e ditur data

Ish-presidenti i SHBA ,Bill Clinton, më 4 korrik do të vijë për herë të parë në Tiranë. Mësohet se ai do të vijë në Shqipëri pas një ftese të bërë më herët nga kryeministri Edi Rama.

Ardhja e tij në vendin tonë përkon me festën e SHBA-së që është më 4 korrik. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ai do të zhvillojë një takim me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Ky i fundit pak ditë më parë, në një konferencë për shtyp paralajmëroi se kishte një dhuratë të madhe me datë 4 korrik, por nuk bëri me dije se për çfarë e kishte fjalën.