Më së paku lindje u regjistruan në pjesën lindor të Maqedonisë së Veriut

Vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 18 073 lindje, shumica e tyre në rajonin e Shkupit, ndërsa më së paku në atë lindor, transmeton Portalb.mk.

“Pjesëmarrje më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të lindjeve, ka Rajoni i Shkupit me 39.6 %, ndërsa më pak në Rajonin Lindor me 6.6 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që në zonat urbane ka më shumë lindje, apo 60.1 % e numrit të lindjeve të përgjithshme.

Pjesëmarrje më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të personave të vdekur ka Rajoni i Shkupit 31.0 %, a më të vogël ka Rajoni Verilindor me 7.7 %. Numri i foshnjave të vdekura nëpër zonat urbane është 34, ndërsa në ato rurale 24”, sqaroi Enti.