Mariçiq në Uashington, takime me përfaqësues të lartë: në fokus ndryshimet kushtetuese dhe reformat në vend

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, prej dy ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pre po zhvillon takime bilaterale me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit. Në Uashington, Mariçiq është takuar  me drejtorin e Zyrës për Bashkimin Evropian dhe Çështjet Rajonale në Departamentin e Shtetit, Rob Lee dhe me Robin Brooks, këshilltare speciale për Evropën e Zëvendës Presidentes së Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, transmeton Portalb.mk.

Në takimin me Lee u bisedua për disa tema të rëndësishme politike të brendshme, por edhe për zhvillimet në rajon, me theks në bashkëpunimin rajonal si parakusht për integrimin në BE.

Në bisedën e Mariçiqit me Lee, u theksua se ideja evropiane e bashkimit është aktive, dhe për vizionin evropian dhe planin e qeverisë maqedonase që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030, reformat e shpejta janë thelbësore, duke treguar se tani është një mundësi për të siguruar prosperitet të plotë të shoqërisë maqedonase, që është në interesin e të gjithëve.

Drejtori i Zyrës për Bashkimin Evropian dhe Çështjet Rajonale në Departamentin e Shtetit, Rob Lee, tashmë në takim konfirmoi qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se fokusi i tyre mbetet ruajtja e sigurisë së Ballkanit Perëndimor dhe angazhimi i tyre ndaj të gjitha vendeve të rajoni mbetet i qëndrueshëm dhe në rrugën evropiane, në të cilin nuk do të mungojë mbështetja politike dhe financiare amerikane për reformat e ashpra në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Ndërkohë në takimin em Broos u diskutua për disa tema lidhur me detyrimet në procesin e negociatave me BE-në, rrjedhën e procesit të skrinigut dhe zhvillimet aktuale politike në rajon.

Robin Brooks, e cila ka njohuri të shkëlqyera për situatën në Ballkanin Perëndimor, konfirmoi se Maqedonia e Veriut filloi negociatat me BE-në në momentin e duhur dhe se tani ajo duhet të mbetet aktive në proces, sepse një paketë për zgjerimin e ardhshëm është në tryezë, në të cilën duhet të investojmë të gjitha përpjekjet që vendi ynë të mbetet pjesë e tij.

Në takim, të dy bashkëbiseduesit theksuan se integrimi në BE do të thotë investim në paqen e përhershme, stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit dhe Evropës dhe se duhet të punojmë së bashku jo vetëm me BE-në, por edhe me njëri-tjetrin, me dialog dhe bashkëpunim rajonal, për t’iu afruar Bashkimit.

Mariçiq dhe Brooks ranë dakord se përvoja që ka Maqedonia e Veriut në integrimet euroatlantike, praktika e dialogut në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme shtetërore, si dhe përpjekjet që ajo bën për zbatimin e reformave kyçe, në mënyrë që të ketë sukses në përmbushjen e qëllimeve të saj strategjike, është se vendi ynë njihet si një faktor i stabilitetit dhe prosperitetit rajonal dhe një shembull pozitiv për të gjithë rajonin për të bërë zgjedhjen e duhur kur bëhet fjalë për të ardhmen dhe stabilitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në Uashington, Mariçiq do të takohet edhe me përfaqësuesin special amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Gabriel Escobar dhe me dhe Ambasadorin Jim O’Brien, Shef i Divizionit të Koordinimit të Sanksioneve në Departamentin e Shtetit dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit i caktuar për Evropën dhe Euroazinë, ndërsa nesër do të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga “Këshilli Atlantik” me Ekspertët amerikanë, të cilët punojnë në Ballkanin Perëndimor, do të diskutojnë rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe si të arrijmë rezultate më të mëdha në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që kemi, të cilat do të përshpejtojnë procesin e negociatave me BE-në.

Në delegacionin e kryesuar nga zëvendëskryeministrja Mariçiq janë ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Zëvendës Kryenegociatorja me BE-në, Drita Abdiu Halili dhe drejtori i ShA Nomagas, Bajram Rexhepi.