Cilësia e debatit në Kuvendin e RMV-së ende e ulët pavarësisht përmirësimit: 49% e diskutimeve me argumentim të dobët
Vlerësimi për cilësinë e debatit për periudhën korrik – dhjetor 2025, në shkallën nga 1 deri në 10, është 5.7, që është në të njëjtin nivel me cilësinë e debatit në gjysmën e parë të vitit 2025. Duke pasur parasysh se cilësia e debatit gjatë shtatë muajve të parë të kësaj përbërjeje parlamentare (qershor – dhjetor 2024) u vlerësua me 5.5, mund të konstatohet një përmirësim i lehtë në cilësinë e debatit dhe ruajtja e këtij niveli, transmeton Portalb.mk.
Megjithatë, dallimi është relativisht modest dhe sugjeron që sfidat strukturore dhe përmbajtësore në debatin parlamentar janë ende të pranishme. Aktiviteti i deputetëve u monitorua sipas asaj se sa shpesh janë paraqitur për një fjalë dhe sa minuta kanë qëndruar në foltoren e parlamentit. Në mesin e deputetëve që më shpesh janë paraqitur për fjalë janë shtatë deputetë nga opozita dhe tre deputetë nga pushteti.
Sa i përket kohës që deputetët qëndruan në foltore, në dhjetëshen e parë ishin tetë deputetë nga opozita dhe dy nga shumica. Deputetët që qëndruan më gjatë në foltoren e Kuvendit ishin Sali Murati, Fatmir Bytyqi dhe Jovanka Trençevska. Midis dhjetë deputetëve që më shpesh merrnin fjalën dhe/ose qëndronin më gjatë në foltore gjatë kësaj periudhe të vëzhgimit ka katër gra dhe shtatë burra.
Në 21% të diskutimeve të analizuara, pjesëmarrësit në debatin parlamentar nuk kishin argumente, ndërsa në 49% të diskutimeve të analizuara kishin argumentim të dobët, përkatësisht folësit ofruan arsyetim të pozicioneve të tyre, që nuk është i mjaftueshëm për tu konsideruar si argument i plotë.
Në 21% të diskutimeve të monitoruara folësit përdorën të paktën një argument për të shpjeguar pozicionin e tyre. Niveli i argumentimit në vitin 2025 shënoi një përmirësim të lehtë në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2024 dhe 2023. Nëse analizohet niveli i argumentimit në fjalimet sipas llojit të tyre, vihet re se argumentimi është dukshëm më i ulët në replikat dhe kontra-replikat krahasuar me fjalimet, gjë që kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në mesataren e ulët të vlerësimit të cilësisë së debatit në Kuvend.
Në lidhje me atë se si deputetët i përgjigjen argumenteve të bëra nga folës të tjerë, monitorimi vëren se vetëm në 10% të fjalimeve të tyre, deputetët i kanë adresuar në mënyrë përkatëse argumentet, përkatësisht deputeti / deputetja drejtpërdrejtë i është përgjigjur argumenteve të cilat paraprakisht i ka adresuar pjesëmarrës tjetër në diskutim. Për dallim nga periudhat e mëparshme të vëzhgimit, në të cilat është regjistruar një tendencë e vazhdueshme e përmirësimit, në këtë periudhë është vërejtur përqindja më e ulët e adresimit të argumenteve në mënyrë adekuate.
Në periudhën korrik – dhjetor 2025, deputetët në shumicën e fjalimeve të tyre nuk iu referuan as argumenteve të bashkëbiseduesit nga një opsion tjetër politik (78%), as personalitetit të tyre (78%) Kjo marrëdhënie është pothuajse në të njëjtin nivel me periudhën e mëparshme të vëzhgimit.
Gjatë kësaj periudhe është vëzhguar shqyrtimi i 4 raporteve nga trupat e pavarura dhe rregullatore të dorëzuara në Kuvend. Për 1 raporte nuk u diskutua, ndërsa për 3 raporte diskutimi ishte dukshëm i shkurtër, që do të thotë se në ndarjen e pjesëve të rolit mbikëqyrës të Kuvendit mungonte dukshëm një nivel i caktuar kontrolli. Gjatë periudhës së monitorimit u mbajtën tre seanca të rregullta dhe dy seanca shtesë të pyetjeve të deputetëve për opozitën. Pyetjet e rregullta parlamentare për muajin shtator dhe tetor nuk u realizuan për shkak të vendimit të deputetëve për të mos u takuar gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale.
Raporti konfirmon edhe vëmendjen vazhdimisht të ulët të deputetëve për të drejtat e grupeve të margjinalizuara, gjatë të gjitha periudhave të monitorimit. Është vërejtur se deputetët në 79% të diskutimit të tyre, që është njëfarë përmirësimi nga periudha e kaluar kur përqindja arriti në 87%. Është vërejtur se deputetët në pjesën më të madhe të fjalimeve të tyre nuk adresojnë të drejtat e grupeve të margjinalizuara përveç nëse diskutohet specifikisht për ligj konkret ose temë në rend të ditës, në lidhje me të drejtat e tyre.
Rekomandime për përmirësimin e cilësisë së debatit parlamentar:
- Të rritet cilësia dhe argumentimi i debatit parlamentar duke rritur në mënyrë sistematike përgatitjen dhe fjalimet e deputetëve.
- Të forcohen njohuritë, si dhe aftësitë debatimore dhe oratorike të deputetëve përmes trajnimit dhe edukimit të vazhdueshëm, duke siguruar mbështetje sistematike për deputetët e sapozgjedhur, me fokus të veçantë në paraqitjen e argumentuar dhe përdorimin efektiv të mjeteve analitike në dispozicion.
- Të përdoren më intensivisht dhe më në mënyrë efektive shërbimet, analizat dhe hulumtimet e Institutit Parlamentar dhe Zyrës Parlamentare të Buxhetit.
- Të vendoset dhe të zbatohet në mënyrë aktive Vlerësimi i Ndikimit të Rregullativës (VNR) në punën e Kuvendit, duke përfshirë edhe projektligjet e paraqitura nga deputetët.
- Të kufizohet përdorimi i procedurës së shkurtuar dhe i procedurës me flamurin evropian. • Të forcohet roli mbikëqyrës i Kuvendit përmes ndjekjes dhe vlerësimit më aktiv të politikave strategjike dhe proceseve reformuese të Qeverisë.
- Të inkurajohet pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve, sektorit joqeveritar dhe publikut ekspert në procesin legjislativ, përfshirë edhe përmes debateve publike legjislative.
- Të inkurajohet përdorimi i shembujve nga përvojat, interesat dhe nevojat e qytetarëve në debatet parlamentare dhe të reagohet në mënyrë aktive ndaj fjalimeve diskriminuese dhe seksiste.
- Të zbatohet një kalendar i seancave plenare dhe të komisioneve me qëllim rritjen e parashikueshmërisë, përgatitje më të mirë dhe debat parlamentar më cilësor.