Burim Islami në OpenMic: Dëshira për ta shijuar borën i shtypë problemet e Kodrës së Diellit 

Në episodin e 27 të OpenMic në Portalb.mk flasim me kryetarin e Kodra Freeriders Burim Islamin.

Me Burimin biseduam për aktivitetet e organizatës Kodra Freeriders, promovimin që ata ia bëjnë Kodrës së Diellit, problemet e qendrës turistike dhe shumë të tjera. 

Burimi tregoi se si u themelua Kodrafreeriders dhe se si u shndërruan në ambasadorët e kësaj qendre turistike, të cilën pavarësisht problemeve që ka vazhdojnë ta promovojnë çdo ditë e më shumë, madje edhe të ndihmojnë turistët në forma të ndryshme. 

“Dëshira e turistëve dhe e njerëzve për të skijuar është më e madhe se pakënaqësia e cila krijohet nga këto gjëra, domethënë dëshira për të skijuar, dëshira për ta shijuar borën i shtypë këto probleme, mu për këtë shkak këto probleme vazhdojnë të ngelin, sepse sikur çdo njëri të kishte shprehur indinjatën maksimale për këto probleme dhe të bojkoton ski qendrën shkaku i këtyre problemeve, këto probleme do të ishin anashkaluar moti”, tha Islami. 

Ai për në OpenMic zbuloi për herë të parë se kanë aplikuar në dy projekte për Kodrën e Diellit. 

Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.