Bullgaria zbuloi një dron të rrëzuar, në të ka municion shpërthyes
Bullgaria ka zbuluar në territorin e saj një dron që mban një pajisje shpërthyese, raporton “Politico”, raporton Koha.net. Droni është zbuluar gjatë fundjavës në qytetin verior Tyulenovo në brigjet e Detrit të Zi.
Ministria e Mbrojtjes së Bullgarisë ka njoftuar të hënën se ka dërguar njësitet e specializuar për ta shkatërruar dronin.
Tyulenovo gjendet rreth 30 kilometra nga kufiri me Rumaninë dhe qindra kilometra nga portet ukrainase në Danub të cilat Rusia po i bombardon.
Ministria e Mbrojtjes së Bullgarisë ka thënë se është dërguar një ekip prej pesë personave nga Baza në Varna, për ta asgjësuar dronin.
Qytetarët kanë zbuluar dronin të dielën pasdite. Hetuesit zbuluan edhe municion shpërthyes 82 milimetra që ishte brenda dronit.