Britania pritet të përcaktojë grupin rus Wagner si organizatë terroriste
Britania po përgatitet të përcaktojë grupin Wagner – një ushtri private ruse që është thellësisht e përfshirë në pushtimin e Ukrainës – si një organizatë terroriste, raporton VOA. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po debatojnë për një masë të ngjashme. Kjo do ta vendoste grupin Wagner në të njëjtën kategori si Shteti Islamik dhe Al-Kaida. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton nga Londra.