Shqipëri, pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00

Deri në orën 16:00 kanë votuar 32,19 për qind e qytetarëve. Të dhënat përditësuara nga KQZ vijnë nga 2679 qendra votimi nga 5211 në total, raporton EN.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 619193 nga 19236 50 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.

Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiakë për 4 vitet në vijim.