Brenda një muaji janë dhënë leje ndërtimi për 309 banesa të reja në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut në muajin shkurt janë dhënë gjithsej 244 leje ndërtimi për objekte, numër që është për 10.3 përqind më i vogël se shkurti i vitit të kaluar. Më shumë leje janë dhënë në Pollog (84), transmeton Portalb.mkhttp://www.portalb.mk/.
Në këtë periudhë është planifikuar ndërtimi i 309 banesave, me një sipërfaqe mesatare rreth 120 m2.
“Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 14 476 578 mijë denarë, që është për195.4 % më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke raportuar që rritja e vlerës është për shkak lejes së dhënë për ndërtimin e parkut me erë në Shtip, Radovish dhe Karbinci.
Më shumë leje janë dhënë për ndërtimet e larta (70.9 %), ndërsa në shumicën e lejeve si investitor e kemi personin fizik (71.3 %).