Kjo është arsyeja pse Policia e Maqedonisë së Veriut i arrestoi dy qytetarë të Kosovës
Dy shtetas të Kosovës, njëri 61 vjeç e tjetri 53 vjeç, u arrestuan nga Policia e Maqedonisë së Veriut në autostradën A1, nën dyshimet për kontrabandë me emigrantë, transmeton Portalb.mk.
“Nëpunës policorë nga Qendra Rajonale e Çështjeve Kufitare Jug – Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë dhe Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë i privuan nga liria S.B. (61) dhe H.S. (53), që të dy nga Kosova”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Në veturën e tyre “Shkoda Rapid” me tabela të Kosovës, ishin gjetur dy emigrantë nga Pakistani.