Brenda katër ditëve do të zhvillohen gjashtë ndeshjet e Ligës së Parë
Sot do të fillojë java e XVIII-të në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Ndeshja e parë do të luhet në Kavadar prej orës 13:00. Në këtë ndeshje, Kavadari do të luajë kundër Shkëndijës, transmeton Portalb.mk.
Të dielën, duke filluar prej orës 14:00, në Strugë do të luajë KF Struga Trim&Lum kundër Sileksit. Në të njëjtën ditë do të luajë edhe Rabotnicki kundër Vardarit në Shkup.
Të hënën, duke filluar prej orës 14:00, KF Arsimi në Gostivar do të pret AP Brerën. Po këtë ditë, Makedonija Gj.P. në Gjorce Petrov do të pret Shkupin.
Ndeshja e fundit e javës së XVIII-të do të luhet në Kumanovë prej orës 14:00. Në këtë ndeshje do të ndeshet Bashkimi dhe Pelisteri.
Në krye të tabelës gjendet Vardari me 45 pikë, e ndjekur nga Struga me 41 pikë dhe Shkëndija 39 pikë. Bashkimi gjendet në pozitën e pestë me 23 pikë, ndërsa Arsimi një pozitë më poshtë me 22 pikë. Në fund të tabelës gjendet Shkupi me një pik.