Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do vazhdojë të punojë me të njëjtin përbërje, por me kryetar të ri. Me 83 vota “për”, Kuvendi sot zgjodhi anëtarët e përbërjes së re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), në krye të të cilit do të qëndrojë ish-ministri për Eurointegrime, Bojan Mariçiq, transmeton Portalb.mk.
Zëvendëskryetar u zgjodh Abdush Demiri nga VLEN.
Boris Kondarko, do të vazhdojë të jetë anëtar i Komisionit.
VMRO-DPMNE i ruajti anëtarët aktualë: Aleksandar Dashtevski, Svetllana Karapetrova dhe Angellço Ristov.
BDI-ja do vazhdojë të përfaqësohet nga Ditmire Shehun,
KSHZ-ja ka shtatë anëtarë.
Për këto funksione ishin paraqitur 16 kandidatë, shumica juristë, por edhe një inxhinier elektroteknik dhe një defektolog.
Kryetari i KSHZ-së i takon partisë më të madhe opozitare.