Blloku i dytë i REK “Manastirit” u shkyç automatikisht nga rrjeti pasi u aktivizua mekanizmi i mbrojtës për shkak të rritjes së temperaturës
Blloku i dytë në REK “Manastiri” është shkëputur automatikisht nga sistemi elektrik që nga mëngjesi i sotëm, pasi është aktivizuar mekanizmi mbrojtës i njësisë, i cili, siç deklaroi EMV, është aktivizuar si rezultat i temperaturës së rritur, përkatësisht elementëve të djegur prej druri pranë kabinetit të kontrollit elektronik, transmeton Portalb.mk.
Shërbimet e REK “Manastirit” reaguan menjëherë në përputhje me protokollet operative, duke pasur parasysh se, siç theksuan nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut, ky është një sabotim i mundshëm.
Për rastin është njoftuar edhe policia kriminalistike, e cila aktualisht po kryen inspektimin e vendit të ngjarjes.
“Pas inspektimit policor, ekipet e ekspertëve nga REK “Manastiri” do të fillojnë menjëherë një analizë të detajuar për të vlerësuar dëmin e mundshëm dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të rritjes së temperaturës”, njoftoi SHA EMV.