Blerta Ahmedi: RMV-ja çalon në zbatimin e dispozitave ligjore të drejtësisë për fëmijët 

Në episodin e radhës të OpenMic në Portalb.mk biseduam me Blerta Ahmedin, profesoreshë universitare dhe kryetare e Këshillit Komunal për Parandalimin e Delikuencës te Fëmijët në Tetovë.

Me profesoreshën biseduam rreth delikuencës te të rinjtë, shkaqet e nxitjes dhe pasojat, problematikat aktuale, ngecjet, sfidat dhe shumë të tjera. 

“Delikuenca e fëmijëve nuk duhet parë si një devijim individual por duhet parë si një fenomen i cili duhet të trajtohet nga subjekte të ndryshme dhe nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë” 

Ajo mes tjerash foli edhe për rolin e familjes dhe institucioneve në parandalim të delikuencës te të rinjtë. 

Për më tepër ndiqeni episodin e plotë!