Bislimoski: Arsovska ta riparojë urën “Bellasica”, qytetarët s’kanë pse paguajnë ngrohje më të shtrenjtë vetëm pse rrjeti nuk është në funksion

Drejtori i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, i bën thirrje kryetares së komunës Danela Arsovska që t’i hyjë punës dhe ta rregullojë urën “Bellasica” ku kalon rrjeti kryesor i ngrohjes për Shkupin. Bislimoski thotë për Sdk.mk se EMV-ja i ka hequr gypat e dëmtuar, por nuk mund të vendosin të reja sepse është në pritje të restaurimit të urës, transmeton Portalb.mk.

“Nuk do të lejojmë që shkupianët të qëndrojnë pa ngrohje. Ura “Belasica”, përveçse një objekt jetik i komunikacionit që lidh rrjetin e qytetit, është edhe një pjesë kyçe infrastrukturore, nën ndërtimin e së cilës kalon rrjeti kryesor i ujësjellësit të ngrohejs. Katër muaj më parë bëra apel për të rregulluar problemin dhe më pas thashë se nuk dua të dëgjoj justifikime. Kishin katër muaj mundësi për të rikthyer në normalitet dhe funksionim tubin e ngrohjes. Kush do të paguajë kostot e rritura nëse ngrohj nuk është në funksion? Qytetarët sigurisht që jo. Kapaciteti politik nënkupton pragmatizëm në zgjidhjen e nevojave thelbësore të qytetarëve, e jo sabotim”, thotë Bislimoski.

Nga EMV Energetika thonë se presin që qyteti i Shkupit ta përfundojë urën, që të vendosin gypa të rinj. Ata nuk e dinë se kur do të fillojë riparimi asi askush nuk i ka vënë në dijeni.

“Edhe nëse ura nuk sanohet deri në fillim të sezonit të ngrohjes, Shkupianët nuk do të mbeten pa ngrohje, sepse ekzistonmënyrë alternative e shpërndarjes së energjisë termike”, thonë nga EMV.

Ura Bellasica u dogj më 12 maj të këtij viti dhe që atëherë është e mbyllur për qarkullim dhe për këmbësorë. Qyteti i Shkupit ende nuk ka filluar me rikonstruimin, as kryetarja Arsovska nuk ka thënë se kur do të vihet në përdorim kjo rrugë e rëndësishme.

Ekspertiza për urën, të cilën e ka bërë profesor Mihail Garevski nga Instituti privat për ndërtesa sizmike dhe ndryshime klimatike, ka përfunduar dhe i është dorëzuar Qytetit të Shkupit para dy muajsh. Tregon se ura nuk ka dëmtime serioze, kabllot paranderëse nuk janë të dëmtuara dhe kërkohet riparim i lehtë, i cili do të zgjaste rreth një muaj.

Ndaj rezultateve të tilla të Garevskit kanë reaguar ekspertë vendas dhe të huaj të ndërtimtarisë dhe ndërtimit të urave, të cilët konsiderojnë se ekspertizat nuk janë bërë siç duhet.