Bejta akuzoi Limanin dhe Taravarin për keqpërdorime: 700 mijë euro për rrugë që nuk u ndërtua kurrë në Gostivar

Kandidati për kryetar i komunës së Gostivarit nga radhët e koalicionit VLEN, Nevzat Bejta akuzoi për keqpërdorime nga ana e kreut të deritanishëm të Gostivarit Valbon Limani dhe paraardhësi i tij Arben Taravari. Sipas tij, ata kanë keqpërdorur pozitën duke harxhuar siç thotë rreth 700.000 euro për një rrugë që nuk është bërë asnjëherë, transmeton Portalb.mk.

Ai prezantoi edhe dokumentacion që pretendon se është firmosur nga Limani, i cili është kandidat i koalicionit AKI për komunën e Gostivarit.

“Tenderin e kanë bë 700.000 euro dhe asnjëherë nuk është bë as rikonstroim e as rehabilitim i ndonjë rruge as në fshat e as në qytet. E nënshkruar është nga Valbon Limani. Sipas standardeve në Evropë e Austri një kubik asfalt kushton 70 euro e tek këta kushton më mija euro. Kështu vjedhje plaçkitje s’ka ndodhur në asnjë komunë.  Shembull tjetër që e kemi, mirëmbajtja e rrugëve gropave dhe trotuareve, tenderi ka kushtuar 200-000 euro për mbushjen e gropave dhe ku janë dëmtuar trotuaret”, tha Bejta.

Nevzat Bejta do të jetë kandidat për kryetar të Gostivarit nga radhët e VLEN-it. Ai ka qenë kryetar në dy mandate, ndërsa në zgjedhjet e 11 janarit të vitit 2025 do të kërkojë mandatin e tretë.