Putin emëroi ambasador të ri në Maqedoninë e Veriut

Diplomati Dmitri Zikov është emëruar ambasadori i ri i Federatës Ruse në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

“Të emërohet Dmitri Konstantinoviç Zikov si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në dekretin e nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Para emërimit të tij në Shkup, Zikov shërbeu si zëvendësdrejtor i Departamentit të Dytë Evropian të Ministrisë së Jashtme Ruse.

Paraprakisht këtë muaj, Putin shkarkoi ambasadorin e mëparshëm, Sergei Bazdnikin.