BDI-ja filloi procedurat për ndryshim, Ajdari në vend të Bexhetit

Bashkimi Demokratik pêr Integrim pas rezultateve të zgjedhjeve lokale ka filluar procesin e ndryshimeve të brendshme, transmeton Portalb.mk.

“Sot, me mirëkuptim dhe vetëiniciativë, kemi dorëzuar shkresat për tërheqjen nga funksionet, z. Bexheti si koordinator dhe unë si zv. koordinatore e grupit parlamentar të Frontit Europian”, deklaroi Arbana Pasholli.

Pas konsultimeve dhe me pëlqimin e Kryesisë Qendrore, janë propozuar znj. Rina Ajdari si koordinatore dhe znj. Dijana Toska si zëvendëskoordinatore.

Pasholli ka sqaruar se peocesi i ndryshimeve do të vazhdojë ditët në vazhdim.

“Do të vazhdojmë bashkëpunimin me përkushtim për ta çuar përpara misionin e Frontit Europian me përgjegjësi dhe frymë bashkimi!”, deklaroi Pasholli.