Bastisje nga policia në disa qytete të RMV-së, raportohet për funksionarë të arrestuar
Në Maqedoninë e Veriut janë duke u realizuar bastisje n disa qytete nga ana e policisë për shkak të dyshiemeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Portalb.mk.
“Në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup, është duke u zhvilluar operacion policor me bastisje në Shkup, Kumanovë dhe lokacione të tjera, për shkak të dyshimeve për vepër penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Më shumë informacione pas përfundimit të operacionit”, informoi Prokuroria Publike.
Në ndërkohë mediat raportojnë se janë arrestuar funksionarë nga Ministria e Bujqësisë.