Bastisje nëpër Shkup, janë privuar nga liria dy persona, është sekuestruar drogë dhe armë
Pas aktiviteteve të ndërmarra operativem nëpunësit policor nga SPB Shkup në bazë të urdhrave gjyqësore për bastisje në një shtëpi dhe hapësirave të tjera dje kanë kryer bastisje tek dy persona, njofton Portalb.mk.
“Madje gjatë bastisjes tek personi N.J.(26) nga Shkupi në një banesë në Gjorçe Petrov janë gjetur dhe sekuestruar një peshore figjitale me copëza nga materia, një qese me fara bimësh, një qese polietileni me substancë pluhur të bardhë, një kavanoz me substancë të bardhë të kokrrizuar, një shishe e vogël me fara bimësh, një qese e zezë më e madhe me lëndë bimore dhe një qese polietileni me lëndë bimore. Gjithashtu, janë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme – dy kartëmonedha prej 2.000 denarësh, tetë kartëmonedha prej 1.000 denarësh dhe 20 kartëmonedha në prej 500 denarësh”, kumtoi MPB-ja.
Në mënyrë plotësuese, gjatë bastisjes, nga ana e të atit të personit N.J. vullnetarisht janë dorëzuar edhe katër plumba dhe katër plumba gjuetie kalibri 12 mm.
“Në bastisjen e realizuar, tek personi D.T. (26) nga Vollkova e Shkupit, janë gjentur dhe sekuestruar: një kavanoz me materie bimore, një qese me materie bimore, një qese polietileni me tetë fara bimësh, një peshore dixhitale, dy mulli me materie, pastaj tre kërcej bimësh, si dhe dy pushkë ajrore me bishta druri dhe një kuti me fishekë pushkësh ajrore”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në koordinim me prokurorin publik kujdestar nga PTHP në Shkup, personat janë privuar dhe mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.