Banka Popullore e RMV-së: Tre bankat më të mëdha njoftuan shërbime pagesash më të lira

Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, njoftoi se tre bankat më të mëdha në Maqedoni së shpejti do të publikojnë plane të reja tarifore me tarifa më të ulëta për shërbimet e pagesave, transmeton Portalb.mk.

Ky është rezultat i dialogut aktiv midis Bankës Popullore dhe sektorit bankar, që synon përmirësimin e qasjes në shërbime financiare më efikase dhe më të lira për qytetarët.

Si pjesë e reformave, Banka Popullore kohët e fundit bëri ndryshime në funksionimin e Sistemit të Zgjidhjeve Ndërbankare – MIPS, të cilat ulën ndjeshëm kostot operative të bankave.

Sipas guvernatorit Sllaveski, këto kursime tani do t’u kalohen klientëve përmes tarifave më të ulëta.

Banka Popillore njofton mbështetje të mëtejshme për konkurrencën dhe modernizimin e sistemit të pagesave, si dhe për ndërtimin e një kuadri rregullator që do të mundësojë shërbime financiare më të mira dhe më të arritshme për të gjithë qytetarët dhe kompanitë.