Ta kesh shkollën larg me kilometra vetëm që të arsimohesh në gjuhën e nënës nuk është e lehtë. Gazetari Avni Tahiri, i ftuar në TROÇ për të biseduar rreth vështirësive që i kalojnë shqiptarët si ai, që jetojnë në qytete me pakicë shumë të vogël shqiptare, tregon se sa shumë u ka dashur të mundohet që dikush tia dëgjojë zërin. Të gjitha dyert i kam pasur të mbyllura por i hapa dhe e hodha çelsin, thotë ai.
Rruga drejt suksesit është shumë më e vështirë kur ke jetuar në një mes që vazhdimisht të ushqen me urrejtje dhe ti mbyll të gjitha dyert. Por Avniu e shëndrroi gjithë këtë vrerë në vargje dhe ndau histori nga më personalet në episodin e ri të TROÇ.