Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar tre persona nën dyshimet se kanë shkaktuar dunë familjare në 24 orët e fundit. Në këtë periudhë u raportuan pesë raste të dhunës familjare, transmeton Portalb.mk.
Në Shkup u arrestua 50 vjeçari I.I. nën dyshimet se e ka sulmuar bashkëshorten 46 vjeçare, ndërsa një 18 vjeçar nga Neogotina u ndal në stacionin policor për shkak se kishte sulmuar nënën e tij 36 vjeçare dhe vëllain e vogël, kurse 37 vjepari nga Vinica u arrestua pasi së bashku me nënën e tij e kishte sulmuar bashkëshorten 22 vjeçare.
Në raportin e policisë përfshihet edhe dhuna e 39 vjeçarit nga Shkupi ndaj bashkëshortes 33 vjeçare, njëjtë një 43 vjeçare nga Shkupi e raportoi burrin për dhunë në familje.