Arifi u dënua me katër vjet burg, ndërsa Amiti me një vit e dhjetë muaj për rastin “Geriatria”
Ish-drejtori i Geriatrisë, Muhsin Arifi, u shpall fajtor për marrje ryshfeti, ndërsa Blerim Amiti për marrje shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm. Gjykata Penale e dënoi Arifin me katër vjet burg, ndërsa Amitin me një vit e dhjetë muaj burg, transmeton Portalb.mk.
Si rrethana rënduese, gjykata vlerësoi motivet e të pandehurve për të përfituar materialisht në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë.
Sipas aktgjykimit, ata kanë kërkuar ryshfet duke shfrytëzuar pozitën dhe gjendjen e rëndë të dëshmitarit.
Procesin gjyqësor e udhëhoqi gjykatësja Lenka Davitkova.
Sipas aktakuzës, Muhsin Arifi, në cilësinë e drejtorit të Geriatrisë, ka kërkuar 20 mijë euro për të mundësuar pranimin e një pacienteje në gjendje të rëndë shëndetësore. Blerim Amiti, i cili më herët e njihte dëshmitarin, është ofruar të ndërmjetësojë në këtë rast. Ata u arrestuan më 8 prill 2025.
- LEXO: Të akuzuarit në rastin “Geriatria” mohojnë të jenë fajtorë për pranimin e ryshfetit prej 20 mijë eurosh për hospitalizim
- LEXO: Prokuroria kërkoi paraburgim dhe nisi hetim ndaj drejtorit të Geriatrisë Muhsin Arifi dhe një personi tjetër
- LEXO: Prokuroria: Drejtori Muhsin Arifi kërkoi 100 mijë, më pas bëri pazar për 20 mijë euro ryshfet
- LEXO: Është arrestuar drejtori i një institucioni shëndetësor, dyshohet për ryshfet prej 20.000 euro
- LEXO: Prokuroria ngriti aktakuzë kundër Muhsin Arifit dhe bashkëpunëtorit të tij, morën ryshfet prej 20.000 eurosh nga një pacient