Apple investon në masë të madhe në inteligjencën artificiale gjeneruese

Kryeshefi ekzekutiv i gjigantit amerikan të teknologjisë Apple, Tim Cook deklaroi se kanë investuar ndjeshëm në inteligjencën artificiale gjeneruese dhe do të ndajnë më shumë informacione rreth planeve të tyre në këtë fushë gjatë këtij viti, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në mediat amerikane, Cook në mbledhjen vjetore të aksionarëve të kompanisë tha se ai sheh potencial të jashtëzakonshëm përparimi për inteligjencën artificiale gjeneruese.

“Më vonë këtë vit, mezi pres të ndaj me ju mënyrat se si do të hapim rrugë të re në inteligjencën artificiale gjeneruese, një teknologji tjetër që ne besojmë se mund të ripërcaktojë të ardhmen”, tha Cook duke shtuar se po investojnë ndjeshëm në këtë fushë.