Anima Mundi konsideron se shkarkimi i drejtoreshës së Lajkas është jotransparent
Shkarkimi i drejtoreshës aktuale të NP Lajka, Radmilla Pesheva, do të thotë degradim i përpjekjeve të mëparshme për të siguruar sistem funksional për trajtimin e kafshëve të pastreha, reagoi organizata civile “Anima Mundi”, transmeton Portalb.mk.
Ata dyshojnë se shkarkimi i drejtoreshës është teknik dhe pretendojnë se është refuzim i vetëdijshëm i konceptit “Shkupi që kujdeset” dhe zëvendësimi i parimeve me bindjen. Anima Mundi thotë se vendimi i Qytetit të Shkupit për shkarkimin e drejtoreshës Pesheva i është komunikuar asaj me telefon, pa një takim paraprak dhe pa shpjegime.
“Aktivistët janë larguar nga Bordi i Drejtorëve dhe drejtoria, aktivist që nuk i nënshtrohet një urdhri në dëm të një qenieje të gjallë. Aktivistë që kanë marrë dhe adoptuar mijëra qen jashtë vendit, njerëz që kanë parandaluar që kafshët të lihen në rrugë për vite me radhë, njerëz që punojnë në terren çdo ditë, duke shpëtuar, trajtuar dhe duke sjellë zgjidhje – janë zëvendësuar në borde nga njerëz që kanë parë vetëm qen në rrugë, disa me armiqësi ose frikë, dhe nuk mbajnë takime në Lajka sepse iu pengon era e institucionit që supozohet të udhëheqin”, thotë organizata.