Andonovski: Në Platformën për bashkëveprim janë përfshirë 95 institucione, ndërsa IA do të parandalojë problemet si në Gostivar
Lajmi për ndërtimin e një Qendre Kombëtare të të Dhënave digjitale është pritur me kritika të ashpra në publik. Pavarësisht akuzave se do të konsumojë shumë energji elektrike dhe ujë ftohës, dhe do të rrezikojë mjedisin, Ministri Stefan Andonovski i tha Dojçe Vele se konsumi do të jetë i papërfillshëm. Gjithashtu diskutuam rreziqet e keqpërdorimit të të dhënave nga partia, ndikimin në mjedis, si dhe projektet e para të “Vezilka” që do të jenë në mjekësi. Por edhe për ngjarjet aktuale dhe se si inteligjenca artificiale (IA) mund të forcojë përgatitjen për goditjet klimatike, raporton Portalb.mk.
Ai njoftoi se në Fakultetin për Informatikë në Shkup po ndërtohet një antenë për t’u lidhur me superkompjuterin në fabrikën e inteligjencës artificiale në Greqi, ndërsa theksoi se projekti ku do të shfrytëzohet inteligjenca artificiale do të jetë fillimisht në mjekësi.
Në lidhje me problemin me ujin e pijshëm në Gostivar, ministri theksoi se përmes inteligjencës artificiale do të mund të parandalohen këto probleme, duke ndjekur situatën nga satelitët, senzorët në kohë reale.
Ndryshe, Portalb.mk kishte raportuar se pavarësisht se në Maqedoninë e Veriut ekziston Platforma e Interoperabilitetit apo ndërlidhjes, sipas të cilës organet shtetërore, institucionet dhe kompanitë e biznesit duhet shkëmbejnë të dhëna mes tyre, kjo në praktikë funksionon pjesërisht. Ndryshimi i emrave të rrugëve, duke mos i përditësuar regjistrat, qytetarëve u shkakton kokëdhembje shtesë, ekspozohen ndaj procedurave administrative dhe duhet të enden nëpër sportele për të nxjerrë “vërtetime” për të cilat harxhojnë para.
