Ambasadori ukrainas në Shqipëri pësoi infarkt gjatë qëndrimit në Voskopojë, u nis me urgjencë drejt Tiranës
Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë dhe u nis me urgjencë në spitalin e Korçës, transmeton Top Channel.
Sipas informacioneve gjendja e tij është stabile, por për mjekim më të specializuar u nis drejt Tiranës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ambasadori nuk ka patur takim pune në qarkun e Korçës, por ka qenë me bashkëshorten e tij në Voskopojë për të vizituar fshatin turistik.
Prej vitit 2020, Shkurov mban detyrën e ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri.