Aksident në rrugën Strumicë – Novo Sellë, trafiku është ndërprerë plotësisht

Trafiku në rrugën nga Strumica në Novo Sellë është i ndërprerë, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM), transmeton Portalb.mk.

Ndërprerja, shtojnë ata, është për shkak të një aksidenti trafiku para hyrjes në Novo Sellë.

Trafiku në këtë magjistrale është ndërprerë plotësisht që nga ora 14:10.

Aktualisht nuk ka informacione për shkaqet e aksidentit apo për të lënduar.