Aksident me veturë në afërsi të Dollnenit, një 18 vjeçare ka humbur jetën

Një vajzë 18-vjeçare nga Prilepi ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën rajonale Makedonski Brod – Prilep, afër fshatit Dollneni, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve nga policia, vajza ishte pasagjere në veturën “Golf” të cilën e drejtonte bashkëmoshatarja e saj nga fshati Peshtalevë. Përveç saj, në makinë ndodhej edhe një vajzë tjetër poashtu 18-vjeçare.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 kur kanë dalë nga rruga me një makinë “Golf”. Viktima ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa shoferja dhe pasagjerja tjetër janë konstatuar me lëndime të rënda në spitalin e Prilepit.