Ajten Alievska në #TROÇ: Industria e bukurisë po e vendos përfitimin mbi shëndetin e njeriut

Sa ndikojnë rrjetet sociale dhe trendet e bukurisë në mënyrën se si të rinjtë e shohin veten? A respektohen standardet në sallonet e bukurisë? Sa të sigurta janë produktet që përdoren dhe çfarë nevojitet për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në këtë profesion?

Për këto dhe tema të tjera flet në #TROÇ fituesja e çmimit të parë si frizerja më e suksesshme në Maqedoninë e Veriut për këtë vit, Ajten Alievska nga Manastiri.

Alievska thotë se përmbajtjet për grim dhe stilim flokësh renditen ndër më të shikuarat në internet, gjë që, sipas saj, tregon ndikimin e madh që trendet digjitale kanë sidomos te vajzat e reja. Ajo vlerëson se pritshmëritë për pamjen fizike janë rritur ndjeshëm, duke bërë që shumë persona të kërkojnë ndryshime gjithnjë e më të mëdha në pamjen e tyre.

Duke folur për industrinë e bukurisë, Alievska shpreh shqetësimin se rritja e kërkesës ka sjellur edhe hapjen e shumë salloneve të reja, por jo gjithmonë me përgatitjen dhe standardet e nevojshme.

Sipas saj, në disa raste përdoren produkte me cilësi të dyshimtë ose pa kontrollin e duhur, ndërsa fokusi vendoset më shumë te fitimi sesa te siguria dhe shëndeti i klientëve.

Për më tepër ndiqeni episodin e plotë!