Agjencia për ushqim dhe veterinari: Qumështi dhe produktet e qumështit janë të sigurta, bruceloza hetohet në disa faza

Krahas analizave laboratorike, në zbatim të Urdhrit vjetor për Mbrojtjen e Shëndetit të Kafshëve për këtë vit, në kuadër të programeve shumëvjeçare për kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve, përfshirë brucelozën, kryhen edhe ekzaminime klinike. Testet laboratorike janë vetëm një nga metodat për të vërtetuar gjendjen shëndetësore të kafshëve në ferma, transmeton Portalb.mk.

Ky është reagimi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë pasi Cvetan Tripunovski nga VMRO-DPMNE ka njoftuar se nuk është kryer prokurim publik për testimin laboratorik të sëmundjes së brucelozës.

“Kontrollin primar të gjendjes shëndetësore të kafshëve në ferma e kanë blegëtorët dhe ata kujdesen për këtë. Ata respektojnë detyrimin ligjor për të raportuar çdo ndryshim në gjendjen shëndetësore të kafshëve tek shoqatat veterinare ose tek veterinerët zyrtarë. Qumështi i papërpunuar që hyn në procesin e prodhimit është domosdoshmërisht i trajtuar termikisht (i sterilizuar/pasterizuar), gjë që eliminon mundësinë që qumështi i infektuar me bakteret e brucelës të hyjë në prodhim. Kjo baktere  zhduket nga trajtimi termik i qumështit. Po ashtu, në bazë të programeve të kontrollit dhe kontrolleve të kryera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, kontrollohet edhe siguria e çdo produkti të gatshëm”, sqarohet në reagimin e AUV-së.