Ageler: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE do t’i ndihmon vendit të lufton korrupsionin

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ndër të tjera, do t’i ndihmon vendit që më mirë të përballet me sfidat vendore, ndërsa një prej tyre është edhe korrupsioni. Këtë e deklaroi Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angjela Ageler, gjatë fjalës së saj në konferencës “Raportet e SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut në kohën e trazirave gjeopolitike”, që e organizoi Qendra udhëheqëse për politika arsimore, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Ageler deklaroi që anketat e realizuara tregojnë që korrupsioni është ndër arsyet kryesore për ikjen e të rinjve nga shteti, ndërsa liderëve u dërgon mesazh që të gjejnë mënyrë dhe të orientojnë shtetin në drejtimin e duhur.

Për çështje thelbësore të anashkalohet politika dhe të mendohet e mira e qytetarëve, e porositi opozitën dhe pushtetin ambasadorja amerikane.

“Udhëheqësia e Maqedonisë së Veriut patjetër duhet të gjen mënyrë të kap drejtimin e duhur, edhe para hyrjes zyrtare në Bashkimin Evropian. SHBA do të ju ndihmon, do të vazhdojmë të investojmë në ju, por këtë nuk mund ta bëjmë në vend të tuajin. Për të marrë hapin e radhës, që do të ju drejton drejt një të ardhme më të ndritur, duhet të ketë vullnet politik. Në çdo shtet, për vendime të caktuara që janë të rëndësishme, është e nevojshme që qeveria dhe opozita të bashkëpunojnë, të anashkalojnë politikën dhe të realizojnë atë që është e mirë për qytetarët”, deklaroi Ageler.

Ambasadorja amerikane deklaroi që izolimi nuk mund të jetë rruga e përparimit dhe deklaroi që Maqedonia e Veriut do të ketë disa përfitime nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, duke ruajtur gjuhën maqedonase, kulturën dhe identitetin.